Ferrari është në një fazë të qëndrueshme këtë botëror të Formula 1.
Pavarësisht larg dyshes së Red Bull Verstappen-Perez, pilotet e “kokëkuqes” kanë marrë rezultate pozitive javët e fundit, duke qenë edhe pjesë e podiumit.
Drejtori i skuderisë italiane, Frederic Vasseur, kërkon që trendi i rezultateve të ruhet dhe te tentohet akoma më shumë në garat e mbetura të këtij edicioni:
“Vijmë pas një gare komplet ndryshe.
Në Monza treguam karakter dhe zhvilluam një fundjavë pozitive. Çmimi i madh i Singaporit ka shumë karakteristika të veçanta.
Pista i lejon pilotët të kenë besim dhe të japin maksimumin e tyre.
Më tej Vasseur u pyet për mundësitë e pilotëve në këtë garë dhe shanset për një tjetër rezultat pozitiv, si në fundjavën e Italisë.
Pas super formës me Kombëtaren, Ramadani nis menjëherë punën me Lecce për transfertën e Monzas
“E kemi përgatitur këtë garë në detaje, mund të bëjmë akoma më mirë. Charles dhe Carlos kanë marrë këshillat e duhura për sfidë, duam t’i marrim maksimumin kësaj fundjave. Duam të ruajmë trendin pozitiv të rezultateve të fundit dhe të grumbullojmë sa më shumë pikë në Singapor”
Ferrari aktualisht renditet i treti në renditjen e konstruktorëve, 45 pikë më pak se Mercedesi dhe plot 355 pikë nga Red Bulli. Shpeshherë drejtuesit e italianëve kanë theksuar se ky sezon për ta ka mbaruar dhe se projekti është shtrirë më gjerë për vitin 2024.
/BotaSot/