AKTUALE

Lëvizja Demokratike: Me gënjeshtra nuk sulmohet opozita shqiptare!

Artan Grubi në çdo paraqitje të tij publike, në mungesë të fakteve të qëndrueshme, merret me opozitën shqiptare, thuajse opozita është ajo që e drejton shtetin. Në fakt, partitë opozitare Grubit i janë bërë obsesion dhe, në mungesë të argumenteve të besueshme, ai shpik disa gënjeshtra bajate dhe të tejdukshme, të cilat kanë efekt krejt të kundërt dhe ndikojnë në përmirësimin e imazhit të partive opozitare. Ai gënjen kur thotë se partitë e opozitare janë bërë vasal të VMRO-së, sepse ashtu e kupton ai politikën, si vasalotet, aq më tepër kur dihet se akoma, prapa kulisave, frymon dashuria e pashuar midis BDI dhe regjimit të Nikolla Gruevskit. Gënjen kur thotë se partitë opozitare e keqpërdorën vizitën e kryeministrit Kurti, gënjen kur thotë se vizita familjes Devolli, nuk ishte përzierje e BDI-së në Kosovë, trillon kur thotë se oligarkëve maqedonas po ju pengojnë shqiptarët e suksesshëm në politikë, duke aluduar këtu edhe për veten. Por, Grubi tha edhe se asnjë nga ministrat e Aleancës për Shqiptarët nuk i ka kundërshtuar ndryshimet në Kodin Penal, ashtu siç thuhej në media nga krerët e kësaj partie. Pra, pikërisht Aleanca duhet të tregojë se kush në fakt po gënjen: Grubi apo Aleanca!

Related posts

Ali Ahmeti nga Kërçova i dërgon porosi të re Hristijan Mickoskit!

Gjyla Halili

Tre ambasadorë do t’i prezantojnë platformat para Komisionit për politikë të jashtme

admin

Në Universitetin e Tetovës u organizua trajnim njëditor për platformën WordPress

admin

Leave a Comment