AKTUALE

Kurti ia konfirmon Escobarit gatishmërinë për angazhim aktiv gjatë takimit në Bruksel

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar të hënën mbrëma se ka zhvilluar një bisedë telefonike me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ku kanë folur për rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të saj.

Kurti me anë të një njoftimi në Twitter, ka bërë të ditur se në këtë bisedë e ka konfirmuar gatishmërinë e Kosovës për t’u angazhuar në negociata aktive gjatë takimit të së enjtes në Bruksel.

Ai gjithashtu ka shtuar se e ka falënderuar ShBA-në për mbështetjen e dhënë.

“Zhvillova një telefonatë me Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Escobar. Diskutuam rëndësinë e zbatimit të shpejtë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj. Konfirmova gatishmërinë time për t’u angazhuar aktivisht në negociata gjatë takimit të dialogut në Bruksel dhe e falënderova për mbështetjen e SHBA-së”, ka shkruar Kurti.

Banner

Related posts

Ky është kandidati i VMRO-DPMNE që po përgatitet kandidat për zgjedhjet për Qytetin e Shkupit

Gjyla Halili

Masat e Policisë së Shtetit për sezonin turistik, rritje të sigurisë për pushuesit

admin

Në Ministrinë e Energjetikës, paga mesatare neto është 105.628 denarë

Gjyla Halili

Leave a Comment