SHQIPËRI

Bëhet viral momenti kur polici i Shqipërisë i këndoi Adem Jasharit mbrëmë në “Air Albania”

Fitorja e Kombëtares së Shqipërisë mbrëmë ndaj Kombëtares së Polonisë me rezultatin 2-0, falë supergolit të Asanit dhe të Dakut, elektrizoi mbi 22 mijë tifozët në stadiumin e Tiranës “Air…

Fitorja e Kombëtares së Shqipërisë mbrëmë ndaj Kombëtares së Polonisë me rezultatin 2-0, falë supergolit të Asanit dhe të Dakut, elektrizoi mbi 22 mijë tifozët në stadiumin e Tiranës “Air Albania”, të cilët festuan deri në orët e vona rrugëve të qytetit.

Atmosfera e zjarrtë e shoqëruar me këngë patriotike e përcolli kombëtarën shqiptare gjatë gjithë ndeshjes.

Teksa festës së tifozëve, pas përfundimit të ndeshjes, iu bashkuan edhe lojtarët e kombëtares të cilët njëzëri kënduan këngën legjendare “Mora fjalë”.

Kësaj feste, përveç lojtarëve iu bashku edhe dikush tejet i veçantë. Bëhet fjalë për njërin nga pjestarët e Policisë së Shqipërisë, i cili ishte në krye të detyrës e që nga atëherë është bërë viral kudo në rrjete sociale, pasi u kap nga kamera e një tifozi duke mos i përballuar emocionet me ç’rast iu bashkuar festës nën këngën për komandantin legjendar, Adem Jashari.

Që nga mbrëmë videoja e tij në rrjetin social “TikTok” u shikua plot 233 mijë herë, ndërsa u pëlqye nga më shumë se 21 mijë përdorues të këtij aplikacioni.

Banner

Related posts

Hapet kopshti më i ri në Tiranë, Veliaj: Ata që bllokojnë punët e mira në qytet, bllokojnë të ardhmen e vendit

admin

Reagimet e opozitës/ Drejtuesit e gjithë grupimeve dënojnë sulmin ndaj Top Channel

admin

Rama premton forcim të kapaciteteve mbrojtëse: Ballkani, jo i parrezikuar nga ambiciet ruse

Gjyla Halili

Leave a Comment