AKTUALE

Si ndikojnë arrat në organizëm

Shkenca ka treguar se çfarë ndikimi kanë arrat në organizëm nëse ato konsumohet për çdo ditë.
Arrat janë të pasura me omega3. Kjo gjë që i bën ato të efektshme kundër inflamacioneve, sëmundjeve të zemrës e sëmundjeve të shëndetit mendor.

Por, shkenca po tregon se arrat kanë edhe dobi të tjera shëndetësore.

Arrat duke ju falënderuar antioksidantëve që përmbajnë, kanë treguar rezultate shumë të mira për mbrojtjen e zemrës.

Ato gjithashtu janë të mira edhe për shëndetin e zorrëve, kujtesën, disponimin, sheqerin në gjak e shëndetin riprodhues.

Asociacioni i doktorëve të zemrës në Amerikë e ka certifikuar arrën si frut i thatë që i përmbush kriteret për të qenë një frut që kontribuon drejtpërsëdrejti në shëndetin e zemrës.

Arra ndër të tjera është e pasur edhe me kalcium, vitamina A dhe C, hekur, zink, proteinë dhe fibra.

Studimet e fundit gjithashtu tregojnë se për shkak të kësaj përmbajte arra radhitet tek ushqimet që ndihmojnë shëndetin e zorrëve.

Omega 3 është vetia që e bën arrën të jetë e mirë për kujtesë dhe tru. Arra ulë nivelet e stresit për shkak se përmban melatonin, folate, vitaminë E dhe polifenole.

Kombinimi i proteinave, fibrave dhe yndyrërave të shëndetshme ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak.
Revista “Nutrients” gjatë vitit 2023 ka publikuar një studim ku thuhet se konsumimi i arrave ulë rreziqet nga diabeti i tipit 2.

EatingWell ka publikuar disa këshilla se si të përfshihen arrat në menytë e përditshme.

Sipas tyre arrat mund t’i shtohen çdo sallate. Ato gjithashtu kanë këshilluar se arrat mund të shtohen edhe në brumëra, për shembull në brumin e palpetave dhe në përgatitjen e bukës në shtëpi.

Arrat mund të shtohen edhe në porcionin e drithërave të papërpunuara duke i kombinuar me fruta të ndryshme. (Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi)

Related posts

Ekrem Bunjaku shef i zgjedhjeve të BDI-së në Çair

admin

Dorëzohet puçisti Arben Taravari e kupton se nesër do të shkarkohet

Gjyla Halili

Mexhiti paralajmëron: Qendra Klinike “Nënë Tereza” do të ketë një drejtor të vetëm

admin

Leave a Comment