BOTA

Ukraina thonë se kundërofensiva do të vazhdojë dhe gjatë dimrit

Kundërofensiva e Ukrainës ndaj agresorëve rusë do të vazhdojë në muajt e ardhshëm, pavarësisht se përkeqësimi i motit do të vështirësojë luftimet, tha të shtunën kreu i agjencisë ukrainase të zbuliumit, Kyrylo Budanov.

“Aksionet luftarake do të vazhdojnë në një mënyrë a një tjetër. Në të ftohtë, në shi dhe në baltë, është më e vështirë të luftosh. Luftimet dhe kundërofensiva do të vazhdojë,” tha zoti Budanov.

Kundërofensiva e Ukrainës ka dhënë më shumë rezultat në jug të vendit, ku forcat e mbrotjes kanë arritur të çlirojnë mbi 10 fshatra në tre muajt e fundit.

Forcat e armatosura të Ukrainës po bëjnë “përparime taktike graduale ” kundër vijës mbrojtëse të Rusisë në lindje të qytetit Robotyne, tha të shtunën ministria britanike e Mbrojtjes në njoftimin e saj të përditshëm mbi agesionin rus ndaj Ukrainës.

Kundërofensiva e ndërmarrë nga Ukraina ka qenë më e ngadaltë nga sa pritej për shkak të zonave të mëdha të minuara dhe vendosjes së trupave ruse.

Komentet e zotit Budanov, të bëra gjatë një konference për shtyp në Kiev, tregojnë se Ukraina nuk ka ndërmend të ndalë kundërsulmin e saj kur moti të përkeqësohet në muajt në vazhdim.

Rezultatet e kundërofensivës kanë ngritur shqetësime mes përkrahësve të Kievit se Perëndimi mund të përballet me një betejë të vështirë për të vazhduar ndihmën ndaj Ukrainës si edhe mbështjetjen e nevojshme ushtarake që Kievi të vazhdojë luftimet me të njëjtin intensitet./VOA


Top Channel

Banner

Related posts

Zelensky paralajmëron Macron për provokime të rrezikshme në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia

admin

Mbi 48 mijë viktima nga tërmetet në Turqi dhe në Siri

admin

Business Insider: Labirinti Charles McGonigal në FBI

admin

Leave a Comment