Rrushi i zi në veçanti është ndër më të pasurit me antioksidantë, të cilët e mbrojnë organizmin nga shumë sëmundje të ndryshme.
Përpos antioksidantëve, rrushi i zi është i pasur me fibër, vitamina dhe minerale.
Rrushi është rritur mbi tokë për mijëra vjet dhe i ka ardhur në ndihmë njerëzimit jo vetëm për ushqim por edhe për shëndet. Rrushin e gjejmë në variete, madhësi dhe ngjyra të ndryshme. Rrushi i zi në veçanti është ndër më të pasurit me antioksidantë, të cilët e mbrojnë organizmin nga shumë sëmundje të ndryshme. Përpos antioksidantëve, rrushi i zi është i pasur me fibër, vitamina dhe minerale.
NDIHMON KUNDËR DIABETIT. Antioksidantët tek rrushi i zi përmirësojnë aftësinë e trupit për përdorimin e glukozës dhe ulin nivelin e sheqerit në gjak. Për më tepër, rrushi ka një nivel të ulët glicemie që ndihmon në zbutjen e simptomave të diabetit.
RRUSHI I ZI I BËN MIRË ZEMRËS. Antioksidantët tek rrushi i zi luftojnë radikalet e lira të cilat shkaktojnë sëmundjet e zemrës. Antioksidantët tek rrushi i zi ndihmojnë në trajtimin e hipertensionit dhe inflamacionit por edhe përmirësojnë funksionet e enëve të gjakut.
SHËNDETI I TRURIT. Antiokisdantët luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trurit, kundër luhatjeve të humorit dhe humbjes së kujtesës.
SHËNDETI I SYVE. Studimet kanë treguar se njerëzit që jetojnë në zonën e Mesdheut janë më pak të rrezikuar nga formimi i perdes së syrit dhe problemet me shikimit. Kjo i atribuohet ushqimit dhe sidomos konsumit të rrushit dhe verës që prodhohet prej tij.
RRUSHI I ZI PËR GJUMË MË TË MIRË. Ndonëse të kufizuara, studimet tregojnë se rrushi në përgjithësi dhe ai i ziu në veçanti janë burime të shkëlqyera të melatoninës. Ky hormon ndihmon jo vetëm në ardhjen e gjumit por edhe cilësinë e tij. Ekspertët thonë se ngrënia e rrushit të zi në mbrëmje përmirëson cilësinë e gjumit. Rrushin e zi mund ta përdorni në sallata frutash, ta kombinoni me lëngje, ta hani me kos ose veçmas për një shëndet më të mirë.