SPORT

Dalin biletat në treg të zi, çmime të kripura për ndeshjen Shqipëri

Banner

Shqipëria do të luajë të dielën kundër Polonisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset EURO 2024. Një sfidë që pritet me mjaft interes nga gjithë shqiptarët të cilët i kanë blerë biletat prej javësh.

Në fillim të muajit gusht, Federata Shqiptare e Futbollit doli me një njoftim zyrtar ku bënte me dije se stadiumi “Air Albania” është “sold out”.

Ka shumë nga ata që po kërkojnë një biletë për të qenë të pranishëm në impiantin modern për kuqezinjtë tanë. Dhe duke përfituar nga situata, menjëherë ka nisur shitja në treg të zi.

Në një nga faqet që merret me blerje dhe shitje, dy bileta pas porte kushtojnë tashmë plot 30 mijë lekë. Çmime marramendëse, duke ditur që një biletë në atë sektor kushtonte vetëm 200 lekë./nevsport.al

Banner

Related posts

Lazio fiton ndaj Cluj, Krasniqi detyron ekipin italian të mbetet me një lojtar më pak

admin

Zyrtare: Shpëtim Duro prezantohet te skuadra e re

admin

Ancelotti kapet me gazetarët për Viniciusin

admin

Leave a Comment