SHQIPËRI

Von Cramon kërkon nga BE-ja ta trajtojë më seriozisht çështjen e pasivizimit të adresave në Luginë

Banner

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se BE-ja nuk po i kushton vëmendje sa duhet pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës nga ana…

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se BE-ja nuk po i kushton vëmendje sa duhet pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës nga ana e autoriteteve serbe.

Von Cramon ka shpërndarë një reportazh të “Tagesspiegel”, ku tregohet për spastrimin etnik që po bëhet në Luginë të Preshevës.

“Shpesh akuzohemi se nuk i kushtojmë vëmendje të mjaftueshme në BE kësaj forme të diskriminimit. Kjo është e saktë. Unë vetë e kam ngritur këtë problem shpesh në komisione, e kam përfshirë në raporte të ndryshme dhe e kam vizituar vetë rajonin. Fatkeqësisht, problemi është se pakica shqiptare në Serbi – ndryshe nga popullata serbe në Kosovë – nuk është pjesë e dialogut të organizuar nga BE-ja dhe për këtë arsye merr peshë dukshëm më të vogël në Bruksel, por edhe në kryeqytetet tjera të BE-së. Për këtë BE-ja duhet ta vendosë këtë temë shumë më përpara në agjendë në bisedimet për anëtarësim të Serbisë dhe t’i japë prioritet shumë më të madh mbrojtjes së pakicave në Serbi. Nuk mund të hyjë në BE asnjë vend që ua heq qytetarëve të vetë shtetësinë pa asnjë arsye”, ka shkruar Von Cramon në platformën “X”.

Banner

Related posts

Veliaj uron Pashkën: Së shpejti përfundon Kisha Katolike, nisim rindërtimin e Kishës së Shën Prokopit siç ishte

admin

1 vit nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Ohër, Rama: Zbatimi i rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen

Gjyla Halili

PDIU garon e vetme më 14 maj, Idrizi: Nuk përfshihemi në përçarjen e PD-së, mos votoni kandidatin e Berishës për Himarën

admin

Leave a Comment