BOTA

Tren Europë – Lindje e Mesme/ Projekti me BE-në shpaloset gjatë samitit të G 20

Një aleancë e gjerë shtetesh shpalosi në samitin e G20-ës plane ambicioze për të krijuar një “Rrugë të Erëzave” të ditëve moderne që lidh Evropën, Lindjen e Mesme dhe Indinë, duke rritur lidhjet tregtare me përfshirje gjeopolitike të gjera.

Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite, Bashkimi Evropian, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të tjerë filluan iniciativën për të lidhur hekurudhat, portet, rrjetet e energjisë elektrike në mbajtjen e samitit të G20 në Nju Delhi.

Nënshkruesit shpresojnë se mund të ndihmojë në integrimin e tregut të gjerë të Indisë prej 1.4 miliardë banorësh me vendet e perëndimit, të ofrojë një kundërpeshë për shpenzimet e mëdha të infrastrukturës kineze, të nxisë ekonomitë e Lindjes së Mesme dhe të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe shteteve arabe të Gjirit.

“Kemi finalizuar një marrëveshje historike. Kjo është me të vërtetë diccka e madhe. Dua të falënderoj kryeministrin indian Modi. Një tokë, një familje, një të ardhme, ky është qëllimi i G20-ës dhe fokusi i këtij partneriteti”, tha presidenti Biden.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se i ashtuquajturi korridori ekonomik Indi-Lindje e Mesme-Evropë ishte ” më shumë se “thjesht” një hekurudhë ose një kabllo”.

Kjo është një urë digjitale dhe e gjelbërt mes kontinenteve dhe civilizimeve”, u shpreh von der Leyen.

Një nga projektet e propozuara do të lidhë objektet hekurudhore dhe portuale në të gjithë Lindjen e Mesme – duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Jordaninë dhe Izraelin – potencialisht duke përshpejtuar tregtinë midis Indisë dhe Evropës deri në 40 përqind.


Top Channel

Related posts

Vritet një grua izraelite në një sulm në Bregun Perëndimor

admin

Putini thotë se Perëndimi po e dëshiron shkatërrimin e Rusisë

admin

Në gusht, bora zbardh alpet e Francës

admin

Leave a Comment