AKTUALE

Imazhi i Rita Orës me flamurin e Kosovës qëndron në krye të koreografisë së përgatitur nga “Dardanët”

Në stadiumin “Fadil Vokrri” po zhvillohet ndeshja në mes të Kosovës dhe Zvicrës e vlefshme për kualifikim në “Euro 2024”.

Stadiumi i kryeqytetit është mbushur me tifozë të dyja ekipeve duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.

Në tribuna tifozët Dardanë kishin përgatitur një koreografi për të nderuar lojtarët e Kosovës, policët, ushtarët dhe mjekët.

Ndërsa në krye të kësaj koreografie nuk mungonte as ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora me shallin me flamurin e Kosovës.

Koreografia u shoqërua nga thënia: “Mëmëdheu qan për trima e burra, por jo për qyqarë e tradhtarë”.

Kujtojmë që artistja shqiptare me renome ndërkombëtare së fundmi ngjalli polemika të shumta pasi në koncerti e saj në Hungari mbajti flamurin serb gjatë performancës

Në arsyetimin e saj, Ora tha se ajo nuk ishe në dijeni se cilit shtet i përkiste flamuri dhe se këtë e kuptoi pasi doli nga skena.

Rita shtoi se është krenare që është shqiptare dhe se nuk ishte qëllimi i saj që të mos respektonte trashëgimin e saj, ose të mërziste popullin dhe familjen e saj. /Telegrafi/

Related posts

Nicholas Sinishtaj jep lajmin e madh për rrugën e Deçiçit:”Janë mbledhur afër 90 % e fondit të nevojshëm

Gjyla Halili

Rritet numri i azilkërkuesve në BE nga Ballkani Perëndimor

admin

Dy të rinjtë shqiptarë humbin jetën në aksident në Kanada

Gjyla Halili

Leave a Comment