KOSOVË

Hoxha në OKB, kundërshton krahasimin e zonave të okupuara të Ukrainës nga Rusia me Kosovën

Në mbledhjen e KS të OKB të udhëhequr nga Shqipëria ku u dënuan veprimet e Rusisë për mbajtjen e zgjedhjeve ne zonat e okupuara te Ukraines, Ambasadori i Shqipërisë Ferit Hoxha i reagoj Delegacionit rus i cili tentoi të bëjë një paralele të pa bazë dhe jo të vërtetë mes zonave të pushtuara në Ukrainē me Republikën e Kosovës.

Hoxha ndër tjera ka thënë se Kosova nuk mund dhe nuk do të përdoret si kamuflazh për agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës dhe përpjekjet e saj për aneksim.

Ambasadori i Shqipërisë gjithashtu ka shtuar se Kosova u bë e pavarur pas një lufte të përgjakshme dhe një procesi të gjatë ndërkombëtar të bisedimeve të paqes, kiu dhe Rusia ka qenë pjesë e saj.

”Është pyetur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe ajo është përgjigjur se shpallja e Pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Uroj që edhe Rusia gjithashtu të respektoj vendimet e GJND-së të nxjerrë në mars 2022, që urdhëron Rusinë të ndalojë luftën. E kam thënë shumë herë dhe do ta përsëris sepse kjo është e rëndësishme: Kosova dhe Serbia nuk luftojnë, takohen, bisedojnë dhe detyrohen nga një proces dialogu, jo i lehtë, por real dhe thelbësor, për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të marshuar drejt së ardhmes së tyre të përbashkët, në paqe dhe bashkëpunim”, perfundoj Ambasadori shqiptar Ferit Hoxha./21Media

Banner

Related posts

Kosova ka shumë presione nga jashtë

admin

Kosova duhet të anëtarësohet në OKB dhe NATO

admin

Nuk iu bindën policisë për të ndaluar duke braktisur makinën, shpallen në kërkim katër persona

admin

Leave a Comment