BOTA

Entuziastja e kuajve që tentoi vrasjen e burrit, ishte një ‘maniake’ që shënjestronte të pasurit, thonë të njohurit (fotot)

Një bukuroshe ekstravagante ruse që kishte pajtuar vrasës për eliminimin e bashkëshortit të saj pas divorcit, ishte një “maniake seksi” që shënjestronte burrat e pasur, thonë disa nga miqtë e saj për mediat.

42 vjeçarja Tatyana Remley, e cila mbahet aktualisht në burgun e San Diego pas arrestimit për nxitjen e vrasjes së bashkëshortit Mark Remley, përtej jetës luksoze të festave dhe ndeshjeve polo me kuaj, manipulonte për t’u lidhur romantikisht me burra të pasur.

“Ajo e nisi fillimisht me lojtarët e klubit të polos dhe më pas shënjestronte vetëm burrat e pasur”, tha një mikeshë e saj anonime për rrjetin vendas The Post.

“Ishte e fiksuar pas seksit dhe kishte shkuar me disa djem të klubit. Kishte një trup shumë tërheqës dhe të gjithë i kushtonin vëmendje”, thotë gruaja që nuk donte të identifikohej.

“Tatyana ishte shumë çapkëne, bënte cdo gje, shkonte dhe me femra dhe askush nuk i thoshte gjë”.

Të tjerë miq që e njihnin Remley — e cila refuzon të gjitha akuzat e pajtimit të vrasësit — thonë se bukuroshja nuk fliste shumë për të kaluarën e saj por thoshte vetëm se ishte ruse dhe se kishte punuar në sportin e njohur si ‘dressage’, stërvitje e specializuar e kuajve për shfaqje kalërimi.

“Ajo ishte e sjellshme dhe afrohej me të gjithë,” tregonte mikesha e saj, duke shtuar se me pamjen e mahnitshme ajo kishte depërtuar në botën ekskluzive të polos në San Diego, ku shpejt nisi të dilte me burra të ndryshëm dhe kishte shumë marrëdhënie, derisa u martua me bashkëshortin Mark.

“Mark ishte i hutuar prej saj prandaj ajo ishte e vendosur të përfitonte prej tij gjithçka donte”.

Miqtë thonë se Mark po kompletonte divorcin e tij, kur u njoh me bionden tërheqëse dhe shpejt u bënë të pandashëm.

Ata të dy kishin fëmijë nga martesat e mëparshme dhe miqtë thonë se Mark e ndihmoi atë me para dhe avokatë për të marrë kujdestarinë e fëmijëve të saj.

“Ajo dinte mirë kë të zgjidhte kur iu vu prapa Mark,” thotë një tjetër i njohur që kërkonte të mbetej anonim. “Të gjithë mendonin se ajo ishte shumë, shumë me fat të gjente dikë si ai”.

Por kompania e Mark Remley deklaroi falimentin ne 2012 dhe dyshja mbetën pa shumë ide të qarta biznesi, thotë ish-drejtori i kompanisë së falimentuar te Mark, Erik Martonovich për të përditshmen ‘Tribune’.

“Ata nuk ishin as profesionistë kuajsh as profesionistë shfaqjesh”, shton ai.

Por gruaja Remley kërkonte të niste skuadrën e saj të polos duke bindur bashkëshortin të paguante dhjetra mijëra dollarë për të blerë pesë kuaj.

“Remley nuk ishte një kalëruese e fortë por kishte vetëm aftësitë thelbësore, edhe pse vetë besonte se ishte një superstar,” thotë një tjetër mik i saj për The Post, duke shtuar se polo mund të jetë një sport i rrezikshëm.

Rrjedhimisht gjërat shkuan keq dhe Tatyana Remley kërkoi divorcin me akuza se bashkëshorti e kishte kërcënuar, se ishte i varur nga drogat.

Por miqtë e çiftit nuk i besonin akuzat e Remley, duke thënë se Mark ishte i kujdesur për gruan dhe nuk pinte droga por vetëm puro dhe vodka.

Tatyana Remley, e cila u diagnostikua me çrregullime mendore personaliteti, porositi nje mik te përbashkët per të eliminuar bashkëshortin e saj, kur paratë që ajo përfitonte çdo muaj pas ndarjes me të, u reduktuan nga $50,000 në vetëm $12 000.

Por në vend që të merrte paratë, miku i përbashkët i paemëruar, paralajmëroi bashkëshortin e saj Mark për kërcënimin, dhe kjo solli arrestimin e saj. Hetimet vijojnë.