BOTA

Liderët në mbarë botën i zgjasin “dorën” Marokut për të përballuar pasojat e rënda të tërmetit që goditi vendin

Vende të ndryshme të botës i kanë shprehur solidaritetin por dhe mbështetjen maksimale Marokut për të përballuar pasojat që la tërmeti i të premtes mbrëma ku deri tani janë raportuar mijëra të vdekur dhe qindra të plagosur.

Algjeria ka thënë se është gati të hapë hapësirën e saj ajrore për fluturime humanitare dhe mjekësore në Marok, pavarësisht ndërprerjes së lidhjeve me fqinjin e saj dy vjet më parë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Të dy vendet janë përfshirë në një mosmarrëveshje diplomatike dhe në vitin 2021 Algjeria ndërpreu marrëdhëniet me Marokun.

Masa përfshinte pezullimin e fluturimeve direkte në të dy drejtimet.

Por pas tërmetit, presidenca e Algjerisë ka thënë në një deklaratë se është e gatshme të ofrojë ndihmë humanitare dhe njerëz “në solidaritet me popullin vëlla maroken, nëse Maroku kërkon një ndihmë të tillë”.

Udhëheqësit botërorë duke përfshirë Rishi Sunak të Britanisë dhe presidentin e SHBA Joe Biden i ofruan ndihmë Marokut

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella në një mesazh dërguar mbretit Muhamed VI, shkruante se “ne jemi pranë jush me ndjenjat e solidaritetit autentik dhe i urojmë të lënduarve shërim të plotë, duke shprehur gatishmërinë për të kontribuar në punën komplekse të shpëtimit”.

Po ashtu kryeministra Meloni shprehu “mbështetjen e plotë” të qeverisë së saj për zonat e prekura nga tërmeti në Marok ku sipas saj jetojnë edhe shumë italianë.

Po ashtu Papa Françesku shprehu “solidaritetin e tij të thellë me ata që janë prekur me mish dhe në zemër nga kjo tragjedi”, thuhej në një telegram dërguar Marokut nga Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Pietro Parolin.

British Airways tani po përdor aeroplanë më të mëdhenj në rrugën e saj për në Marrakesh, nëse turistët e bllokuar në Mbretërinë e Bashkuar duhet të kthehen në shtëpi


Top Channel

Related posts

18 afganë gjendet të vdekur brenda një kamioni, aktakuzë për gjashtë persona

admin

Në Izrael organizohen protestat më të mëdha ndonjëherë

admin

Bill Gates preferon të paguajë më përpara për vaksinat sesa të udhëtojë në Mars

admin

Leave a Comment