SPORT

8 vite pas mrekullisë “EURO 2016”

Banner

Barazimi i Pragës e kthen Shqipërinë plot 8 vite pas në kohë, kualifikueset e “EURO 2016”, kuqezinjtë regjistruan pothuajse të njëjtin rrugëtim por jo të njëjtën dramë.

Ngjarjet e Beogradit përjashtohen nga skenari këtë herë ndërsa skuadra ndoshta jo në stil por në frymë dhe karakter është e njëjtë me atë të Xhani De Biazit.

Barazim djerse, i vuajtur, i luftuar dhe i arritur gati gati me dhunë. 8 vite më parë ishte kapiteni Lorik Cana ai që ndali Bendtner, ndërsa në 7 shtator 2023 dora e Berishës ndoshta nuk është dora e zotit por për shqiptarët përsonifikon një moment vendimtar në këto eleminatore.

7 pikë pas dy ndeshjeve të para dhe me bonusin e rëndësishëm të 2 sfidave në shtëpi kundër rivalëve kryesorë, Polonisë dhe Republikës Çeke me tre sfida si pritës në total dhe vetëm një transfertë delikate në Moldavi. Shqipëria ka në këmbë fatin e saj.

Banner

Related posts

Në kërkim të yllit të dytë në fanellë, 72 mijë tifozë kuqezi në “San Siro” për të ndjekur Milanin të shtunën

admin

​Finalisti i vitit të kaluar humb Wimbledonin

admin

Nga 0:2 në 3:2, spektakli i takon Arsenalit

admin

Leave a Comment