AKTUALE

Osmani takohet me përfaqësues të disa shteteve të NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten ka zhvilluar takim dypalësh në Bruksel me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, nga ku iu dha mbështetje në rrugën integruese. Përveç me të, Osmani ka zhvilluar edhe disa takime të tjera për të cilat ka njoftuar të premten.

Ajo ka takuar përfaqësuesin e përhershëm të Turqisë në NATO, Zeki Levent Gumrukcu, të cilit i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e fuqishme turke për ta ndihmuar Kosovën në anëtarësimin në NATO.

“Diskutuam paqen dhe stabilitetin në rajon dhe përpjekjet për t’i ruajtur të arriturat tona të përbashkëta”, ka shkruar ajo në Tëitter.

Një takim e ka pasur edhe me përfaqësuesit e QUINT-it në NATO, me të cilët Osmani ka thënë se shikuan mundësi kreative për progres dhe integrim euroatlantik.

“Diskutuam mbi sfidat e sigurisë në rajon dhe rolin konstruktiv të Kosovës”, ka shtuar Osmani.

Ndërkohë, bisedë ka zhvilluar edhe me ambasadoren amerikane, Julianne Smith, të cilës i ka thënë se Kosova është e përkushtuar për fuqizimin e partneritetit me SHBA-në.

Banner

Related posts

Garip Kaba jep dorëheqje nga posti i Zëvendësdrejtorit të Doganave: “Kthesë për sfida të reja”

Gjyla Halili

Sela: Isen Shabani është vetpërjashtuar nga ASH-ja

Gjyla Halili

VLEN: 74 milionë euro për Spitalin klinik të Tetovës, sjellim investime historike

Gjyla Halili

Leave a Comment