BOTA

Stoltenberg: Kundërofensiva ukrainase po përparon

Banner

Forcat ukrainase kanë qenë në gjendje që të thyejnë mbrojtjen ruse dhe kanë bërë përparim në kundërofensivën e tyre ndaj trupave të Moskës, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ukrainasit gradualisht po fitojnë terren dhe kjo dëshmon rëndësinë e mbështetjes sonë, por edhe të aftësisë dhe vullnetit tonë për të vazhduar mbështetjen”, tha Stoltenberg para ligjvënësve të Bashkimit Evropian.

“Këto janë luftime të ashpra, të vështira, por ata kanë qenë në gjendje të thyejnë vijën e mbrojtjes së forcave ruse dhe po lëvizin përpara”.

Në ditët e fundit, Ukraina ka pretenduar se ka thyer vijat mbrojtëse të Rusisë gjatë kundërofensivës në jug të shtetit. Ukraina ka pranuar dërgesa me armë perëndimore nga shtetet e NATO-s, përfshirë tanke luftarake dhe makina të blinduara për ta ndihmuar atë në luftime.


Top Channel

Banner

Related posts

Turqia paralajmëron Rusinë pas sulmit ndaj anijes në Detin e Zi

admin

Bjellorusia ‘prezanton’ kampin ushtarak për luftëtarët e Wagner, por askush nuk paraqitet (fotot)

admin

Tre të vrarë nga të shtënat në një universitet në SHBA

admin

Leave a Comment