BOTA

Ish-ushtaraku me akuza terrori, arratiset nga burgu në Britani ‘me kamionin e furnizimeve’ (fotot)

Një ish-ushtarak që priste gjyqin për akuza terrori raportohet se është arrestuar sot në mënyrë spektakolare nga një burg i sigurisë së lartë në Britani, duke shkaktuar një operacion të gjerë kërkimi.

Daniel Abed Khalife është arratisur nga burgu HMP Wandsworth mëngjesin e sotëm duke dalë nga kuzhina e duke u kapur prapa një furgoni furnizimesh, hipotezonin zyrtarët me për mediat.

Policia ka nisur operacionin e kërkimit për 21 vjeçarin e rrezikshëm që priste gjykimin për alarm të rremë terrori dhe bombe, si dhe përdorim informacionesh të lidhura me terrorizmin.

21-vjeçari ishte arrestuar pasi shërbente në një bazë ajrore britanike, për nxjerrje të sekretit dhe shpërndarje të informacioneve që mund t’i shërbenin terrorizmit.

I ndaluari i kishte mohuar të gjitha akuzat ndaj tij.

Arratisja e tij ka shkaktuar alarm dhe shtim të sigurisë në pika të transporti, aeroporte dhe në portin e Dover drejt Francës.

Khalife, herën e fundit që është parë mbante veshur uniformën e shefit të kuzhinës së burgut, një bluzë e bardhë dhe pantallona me kuadrate.

I burgosuri po punonte në kuzhinën e burgut nga ku besohet se është kapur fshehurazi te kamioni që sillte furnizimet.

Teksa gjuetia për të vazhdon zyrtarët tremben se ai mund të jetë larguar më shumë dhe kanë vënë në alarm aeroportet e vendit.

Porti i Dover gjithashtu kishte nxjerrë një njoftim ku thuhej: “Për arsyeje të një çështjeje policore kemi kontrolle të shtuara për trafikun në dalje si këtu dhe në pika të tjera në Britani”.

Por udhëtarët shprehnin pakënaqësinë e tyre me argumentimin se udhëtimet kanë pasur vazhdimisht vonesa dhe parregullsi sivjet në Britani, ndërsa një shtim i tyre me pretekstin e të arratisurit ishte i tepërt dhe jo i besueshëm.