Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë sot se anëtarësimi në Interpol nuk po ndodhë për shkak të pengesave politike.
Sveçla u pyet për këtë çështje gjatë aktiviteteve në 24-vjetorin e Policisë së Kosovës.
“Sa i takon aftësive së Policisë së Kosovës patjetër që jo vetëm se Policia do të ishte pjesë e Interpolit, por do të ishte një ndër policitë më të mira në Interpol, ashtu siç është policia më e mirë në rajon.
Është çështje e pengesave politike, për të cilat të gjithë jemi dëshmitarë. Jam i bindur se me një mobilizim të duhur të të gjithë akterëve në këtë fushë do të arrijmë edhe këtë sukses, ashtu siç edhe u bëmë pjesë apo dërguam përfaqësuesin tonë në Europol”, tha ai, raporton Kp.
Ndryshe, në vitin 2018 Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në INTERPOL.
Por, me 68 vota për, 51 kundër dhe 16 abstenime, vendi nuk ishte pranuar në këtë organizatë ndërkombëtare të sigurisë.
Që nga ajo kohë, nuk është bërë ndonjë lëvizje për apliki