BOTA

Rusia përdor gomat e makinave për të mbrojtur aeroplanët bombardues

Rusia duket se ka adoptuar një qasje të re për mbrojtjen e avionëve të saj luftarakë – duke përdorur goma makinash.

Imazhet satelitore të bazës ajrore ushtarake Engels, thellë në Rusinë jugore, tregojnë dy bombardues strategjikë Tu-95 me goma që mbulojnë trupin dhe krahët.

Baza ajrore, më shumë se 500 milje nga kufiri ukrainas, ishte objektivi i dy sulmeve me dronë në dhjetor, njëri prej të cilëve vrau tre ushtarakë rusë. Është e paqartë saktësisht pse janë vendosur gomat në avion, por sugjerohet se kjo është një metodë me buxhet të ulët nga Rusia për të mbrojtur avionët.

Një zyrtar ushtarak i NATO-s i tha CNN se i kishin parë imazhet, por nuk mund të thoshte nëse gomat do të kishin ndonjë efekt.