BOTA

Izraeli ndalon importet nga kompanitë në Gaza me pretekstin e trafikimit të eksplozivëve (fotot)

Tetë kamionë të zbrazur qëndrojnë sot në hyrje të Kerem Shalom, pika e vetme e kalimit të mallrave mes Gazës e Izraelit, pasi urdhrit të ushtrisë për ndalimin e importeve nga Gaza.

“Vendimi Izraelit për të ndaluar eksportet tona bën që rreth 70% e kompanive dhe fabrikave këtu të mbyllen,” tha Fouad Odeh, kreu i sindikatës së veshjeve e tekstileve ne Gaza.

Kreu i ushtrisë izraelite tha dje se eksportet nga Gaza pezullohen pas zbulimit të një tentative për të kaluar eksplozivë.

Ministria e brendshme izraelite e cila kontrollon kalimin mes Izraelit dhe zonës palestineze, tha se “kishte zbuluar disa kilogramë eksplozivë të fshehur në një kamion me veshje”.

Rrjedhimisht kreu i ushtrisë Herzi Halevi, urdhëroi ndalimin e “shpërndarjeve komerciale nga Gaza drejt Izraelit dhe ndryshimin e rregullave të sigurisë në pikën kufitare”.

Rripi i Gazës është nën bllokadën izraelite që prej vitit 2007.

Zhvillimi i sotëm vjen në një kohë tensionesh të rënda në Bregun Perëndimor ku dhuna e konfliktit i ka marrë jetën të paktën 225 palestinezëve vetëm këtë vit.