Edicioni i 35-të i Bienales së Sao Paulos, një piketë e rëndësishme kulturore në Brazil, prezanton vepra si një strategji për të përballuar “pamundësitë e botës” që na rrethon.
Rreth 1,100 krijime të 121 artistëve nga pjesë të ndryshme të globit janë ekspozuar në një pavijon në zemër të parkut Ibirapuera, të konsideruar ai mushkëria e gjelbër e Sao Paulos. Këto vepra do të tentojnë t`i japin përgjigje pyetjeve: Si ta bëjmë të pamundurën të mundur? Cilat janë zgjidhjet për këto pamundësi?
“Artistët e pranishëm këtu shkojnë përtej kësaj pamundësie dhe krijojnë një të mundshme brenda saj. Dicka e tillë mund të kapërcehet duke vëzhguar për shembull, kompleksitetin e botë”, tha Grada Kilomba.
Artisti portugez është pjesë e një ekipi prej katër kuratorësh, të cilët kanë vendosur të veprojnë horizontalisht sic thonë ata, në një përpjhekje për të shpërbërë strukturat hierarkike e për të krijuar një ekspozitë pa kategori. Përveç Kilombas, paneli përbëhet edhe nga brazilianët Hélio Menezes dhe Diane Lima, dhe spanjolli Manuel Borja-Villel.
Me vepra të cilat datojnë nga shekujt 16-17 deri në artin bashkëkohor, Bienalja ekspozon në një hapësirë të bollshme një vizion “shumë kritik” të kolonializmit, skllavërisë, luftërave, racizmit, ndërsa trajton mes të tjerash edhe çështjet e transgjinorëve.
Top Channel