SPORT

​Gliha: Lojtarët duhet të vdesin në fushë për Kosovën

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha ka deklaruar se nën drejtimin e tij lojtarët duhet të japin maksimumin dhe të jenë të gatshëm të vdesin në fushë për kombëtaren.

Tekniku slloven ka shtuar gjithashtu në ndeshjet e mbetura të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian do të shfrytëzohen për të ndryshuar mentalitetin krahasuar me ndeshjet e kaluara.

Sa i përket largimit të sulmuesit Arbnor Muja drejt Kombëtares së Shqipërisë, menaxheri i kombëtares, Bajram Shala deklaroinse FFK ka bërë gjithçka që ai të jetë pjesë e Kosovës, por ishte dëshira e lojtarit që të luajë për Shqipërinë.

Sa i përket ndeshjes me Zvicrën, Gliha ka deklaruar se është një sfidë shumë e komplikuar por që do të provohet të merret një rezultat pozitiv. Ai ka shtuar se kjo ndeshje mund të shërbejë për ta kthyer entuziazmin në kombëtare.

Ai pranoi se sa i përket kualifikimeve, tashmë situata është shumë e komplikuar, por që “duhet siguruar që secili nga ne dhe lojtarët të jenë të gatshëm të japin gjithçka nga vetja e tyre për fanellën e Kosovës”.

Related posts

Borussia Dortmund mposht Bochumin, kalon në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë

admin

Interes i çmendur për ndeshjen e “Air Albania”

admin

Inter dështon përballë Sampdorias – SHQIP.com

admin

Leave a Comment