SPORT

Bajrami gati për Çekinë dhe Poloninë

Banner

Skuadra jonë Kombëtare luan dy ndeshje të rëndësishme ku do të udhëtojë në Çeki e më pas do të presë në shtëpi Poloninë. Para mediave, ka folur mesfushori Nedim Bajrami i cili u shpreh i bindur se Shqipëria mund të bëjë mirë në këto dy ndeshje.

“2 gola në qershor? Jam i lumtur që kam shënuar. Kemi ndeshje të vështirë me kundërshtar të fortë por  përgatisim ndeshjen mirë. Jemi gati dhe japim maksimumin për këtë ndeshje.

Çfarë ka ndryshuar? Kam folur me trajnerin dhe më ka ndihmuar. Jam i lumtur që ka ardhur Silvinjo këtu. Duhet të fitojmë dhe nëse nuk ia dalim, të mos humbasim.

Empoli? Flas me Asllanin e Ismajlin çdo ditë. Më vjen mirë që ka shkuar edhe Berisha por tani fokusi është që të bëjmë më të mirën në Kombëtare.

Prezenca e tifozëve? Jemi shumë të lumtur që do të jenë në stadium për të na mbështetur dhe të na ndihmojnë.

Reparti me më shumë ngarkesë? Të gjithë duhet të jemi në fortë. Nuk ka 1 ose 2 lojtarë që ndryshojnë lojën. Duhet ta përgatisim sa më mirë.

Trajneri? Ende nuk kam folur këtë herë sepse dje erdha por e dimë që duhet të japim maksimumin sepse e dimë që Çekia ka skuadër të fortë dhe duhet të jemi gati”, tha Bajrami.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Allegri: Do të ishin ende në garë për Championsin

admin

Lewa: Triumfi i Dortmund s’do të ishte një gjë e mirë

admin

Ancelotti përgjigjet duke thënë se nuk do të përgjigjet kurrë  

admin

Leave a Comment