AKTUALE

Nga sonte ulje temperaturash dhe reshje shiu

Banner

Pas stuhive lokale që karakterizuan pjesë të vendit në fillim të javës, këto ditë është rikthyer moti kryesisht me diell dhe temperaturat e larta, të cilat po arrijnë deri në 31°C në shkallë vendi.

Ndërkohë, në orët e vona të mbrëmjes do të depërtojë një front i ftohtë nga veriu i kontinentit, duke sjellur reshje lokale shiu e mundësi edhe për shkarkesa elektrike, përcjell klankosova.tv.

Siç shkruan Meteo Kosova, dita e hënë parashihet të mbetet nën ndikimin e masave të ftohta, e cila do të karakterizohet me vranësira shpeshta dhe reshje lokale shiu, lokalisht në formë të rrebesheve. Ka mundësi të ketë ndonjë shkarkesë elektrike. Vonë pasdite pritet ulje e mëtejshme e temperaturave, e cila do t’i ngjajë një dite tipike vjeshte.

Po ashtu, do të ketë edhe fuqizim të erës, më e fuqishme të martën, me shpejtësi deri në 70 km/h!

Nga dita e martë pritet temperaturat gradualisht të ngriten, derisa reshjet e pakta do të vazhdojnë të mbesin të pranishme në zona të caktura, përfshirë edhe ditën e mërkurë, ndonëse edhe më të pakta.

 

Banner

Related posts

Siljanovska-Davkova: Ka momente historike kur duhet të bëhemi bashkë!

Gjyla Halili

Ramadani: Aleanca nuk është dekor politik por faktor kyç në qeverisje me parime të qarta dhe vizion të përgjegjshëm

Gjyla Halili

Komuna e Çairit reagon: BDI shpif, nuk njeh kufijtë e Çairit

Gjyla Halili

Leave a Comment