Është ajo periudhë e muajit për të cilën gratë na kuptojnë shumë mirë…Mungesë e ciklit menstrual ose sasi e shtuar e gjakderdhjes, faktorët që ndikojnë në çrregullimet e periodave janë të shumta
Nga stresi tek dieta dhe kontraceptivët, mënyra se si e jetoni jetën dhe çfarë futni në trupin tuaj mund të bëjnë një ndryshimin e madh në cikël.
Shpesh, ne nuk e kuptojmë se gjërat e përditshme, si një ilaç për dhimbje koke mund të ndikojë te periodat.
Ja gjashtë ilaçet më të zakonshme që mund ndikojnë në ciklin tuaj menstrual:
Aspirina
“Vetitë e hollimit të gjakut nga përdorimi i aspirinës e bëjnë atë më pak ideale për dhimbjet e menstruacioneve,” shpjegon Dr. Khaled Sadek për Cosmpolitan. “Ndryshe nga ilaçet e tjera anti-inflamatore kundër dhimbjes, aspirina ka karakteristika të hollimit të gjakut që mund të çojë në sasi më të shtuar menstruale”.
Ibuprofeni
“Ky ilaç është i shkëlqyer për të luftuar dhimbjet e forta e në mënyrë specifike shkon deri tek receptorët në mitër duke kontrolluar më mirë dhimbjet,” thotë Dr. Sadek. Por, ka një rrezik! “Një anë negative e përdorimit për shumë kohë është rritje e rrezikut të mpiksjes së gjakut,” vëren ai. Rreziku i mpiksjes së gjakut mund të rritet edhe për arsye të tjera, duke përfshirë mbipeshën apo shtatzëninë.
Ilaçet kundër depresionit
Ekspertët nuk kanë konstatuar një lidhje direkte midis kësaj kategorie ilaçet dhe ciklit, por disa rrëfime të grave që kanë ndarë përvojën e tyre me periodat gjatë marrjes së antidepresivëve, tregojnë se ka çrregullime real