SPORT

‘Nëse nuk fitojmë, le të mos humbasim’, Sylvinho para Çekisë: Ja pse nuk e ftova Abrashin, llogaritë i bëjmë në nëntor!

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka detyrë të vështirë në muajin shtator, teksa për kualifikueset e Euro 2024 luan kundër Çekisë në transfertë dhe Polonisë në Tiranë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Sylvio Mendes Campos Junior do të udhëtojë në transfertën e Pragës, ku do të luajë me Republikën Çeke më datën 7 shtator, ndërsa tre ditë më pas më 10 shtator është sfida e dytë me Poloninë, që do të luhet në stadiumi “Air Albania” të Tiranës.

Dy ndeshje me shumë peshë në objektivin e Shqipërisë për t’u kualifikuar për në finalet e Euro 2024 që zhvillohet në Gjermani.

Pasi shpalli listën me 25 emrat e ftuar për këto dy duele deçizive, Sylvinho doli në konferencë për mediet, ku foli më shumë për lojtarët, formën dhe objektivat. Braziliani tregoi edhe pse nuk e ftoi Amir Abrashin dhe Mehmetin.

-Ndryshime nga qershori, si Mehmeti dhe Abrashi që mbetën jashtë dhe dy emra të rinj si Muja dhe Daku…

Pyetja është e drejtë. Në këto momente kam bërë ftesat e treta dhe kam thirrur 36 lojtarë në total. Ky është një avantazh i madh për një Kombëtare. Një ekip kombëtar bën mirë dhe ka një listë pritjeje. Abrashi është një lojtar me zemër, që ka respektin tonë dhe të gjithë kombit, ka dhënë shumë. Në këtë grumbullim i jemi përshtatur kundërshtarëve, kemi marrë Gjasulën sepse është fizik dhe na duhen centimetra. Mehmeti po përmirësohet, por menduam që për këto ndeshje Roshi ishte një ndihmë më e madhe. Në listën e madhe kemi 51 emra që mund të marrim.

-Kush do luajë në portë?

Porta, nuk është momenti më i mirë për Strakoshën dhe Berishën. Kanë luajtur me Kombëtaren në 50 ndeshjet e fundit, kemi besim te ata. Berisha ka luajtur 34 ndeshje titullar në vitet e fundit, Strakosha 18-të. Na duhen të dy sepse kanë eksperiencë.

-Balanca mes reparteve. Impakti që do ketë Shqipëria në fushë?

Kemi ekuilibrin në reparte. Kemi Veselin dhe Ajetin që kanë lëvizur në merkato dhe luajnë, jam i kënaqur. Mihaj, Mitaj, Gjimshiti që luajnë rregullisht, na bëjnë të jemi në pozita të mira. Luajmë me dy kundërshtarë shumë fizikë, që janë mësuar të jenë në Europian. Ne kemi ADN e Shqipërisë, kemi shanset tona. Për mua e rëndësishme është paraqitja, të marrim maksimumin edhe nëse e mbajmë ose jo topin në zotërim. Nuk do ndryshojmë strategjinë tonë.

-Asnjë emër nga Superliga në listë

Kemi parë me stafin Partizanin, Tiranën, Egnatian. Ka lojtarë të mirë në ligën lokale. Nuk kemi bërë publike listën me 51 emrat që janë në pritje. Di që për mua nuk ka lojtarë që janë në listë ose jashtë. Nuk është kjo diferenca. Për shembull, Hadroj ishte dy herë me ne dhe është përmirësuar, është i fortë dhe do ketë mundësinë. Rrapaj, Sherri, Kasa, janë lojtarë të mirë. Momenti nuk është i duhuri, por kanë kohë për të ardhmen. Krahasimi me lojtarët vendas dhe të huaj nuk vlen, duhen lojtarët më të mirë të mundshëm për momentin.

-Sa e vështirë do jetë vazhdimësia dhe euforia që prish punë?

Ne nuk kontrollojmë skenarët e jashtëm. Njerëzit le të jenë entuziastë për ecurinë e ekipit. Ne brenda bëjmë më të mirën në çdo ndeshje, si të ishin finale, kemi pesë të tilla. Objektivi është kualifikimi. Duhet të arrijmë në nëntor në gjendje për të qenë në garë për kualifikimin. Na duhen këmbët në tokë, të punojmë me seriozitet dhe qëndrushmëri. Vazhdimësia është gjëja që na duhet. Lojtarët janë të qetë dhe nuk ka eufori.

-Sa pikë mund të marrim në këto dy ndeshje?

Siç e thashë, ne llogaritë do i bëjmë në nëntor. Tani jemi në garë për të përballuar dy ekipe të forta. Mendja jonë është te Çekia, ka lojtarë të mirë dhe fizikë. 90 minutat do jemi në garë. Mbase marrim tri pikë, mbase barazojmë. Të jemi në garë, por kjo që marrim një pikë apo tre, nuk na bën mirë. Duam të fitojmë. Të jemi të fokusuar 100 përqind në garë. Mund të fitojmë, por nëse nuk e bëjmë le të mos humbasim.

-Stadiumi ‘sold out’ një muaj më parë. Si ndiheni?

Kjo të jep gëzim. Stadiumi edhe kundër Moldavisë ishte i mirë, kjo më kënaqi. Kur më thoni që do kemi 4 mijë tifozë edhe në Pragë, kjo më bën me gëzim. Pastaj stadiumi do jetë plot kundër Polonisë, më shumë se përgjegjësi, është një kënaqësi e madhe.

-Aleancë e fshehtë mes çekëve dhe polakëve në fund të kualifikueseve?

Jo, nuk më tremb diçka e tillë. Ne jemi këtu për të bërë punën tonë, të marrim pikë dhe të ecim para. Çekia është fizike, luajnë me 100 kilometra në orë nëse do e thoja kështu. Sa i takon llogarive, punojmë çdo ditë për objektivin kualifikim. Nuk duam ta dimë se çfarë bëjnë të tjerët.

-Daku dhe Muja për herë të parë në Kombëtare. A do marrin minuta dhe në çfarë pozicioni do luajnë?

Të dy kanë mundësi për të marrë minuta. Janë të fortë si fizikisht dhe teknikisht. Dakun e shoh më shumë në zonë si “pykë”, që mund të bëjë shumë gjëra. Për Mujën, kam luajtur me trajnerin e tij, Van Bommel te Barcelona. Muja është gati, i përgatitur. Në Belgjikë luan në krah të mesit të fushës. Në këto momente nuk kam folur me trajnerin e tij, por shpirti i Mujës që është gati në gjithë fushën më pëlqen./lexo.al

Related posts

Allegri nën akuzë por ka besimin e drejtuesve

admin

Ttrajneri i Partizanit flet para duelit me Astanën

admin

Implementohet për herë të parë në Kosovë, programi TDS

admin

Leave a Comment