KOSOVË

Presidentja e Kosovës viziton Tiranën në 4 dhe 5 shtator, zbardhet axhenda

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të vizitojë Tiranën në datat 4 dhe 5 shtator, me ftesë të homologut të saj Bajram Begaj.

Njoftimi u bë i ditur pak ditë më parë, ndërsa ditën e sotme Presidenca e Shqipërisë dha detaje nga axhenda e vizitës shtetërore, “e cila zhvillohet në një moment të rëndësishëm për dy shtetet tona dhe për rajonin”.

Mësohet se Presidenti i ]Shqipërisë, Begaj do ta presë Osmanin me Ceremoninë Zyrtare të Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në orën 10 të datës 4.

Po në datën katër, pas takimit të dy presidentëve  do të zhvillohet edhe një takim i zgjeruar mes delegacioneve. Gjatë orës 11:40 – 12:05, dy homologët do të japin një koferencë për shtyp.

Sipas Presidencës së Shqipërisë, presidentja e Kosovës ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Banner

Related posts

Po të mos kishim ndërhyrë, tani do të mbanin zi për të vdekurit

admin

Zvicra del me sqarim për kosovarët që duan të punojnë pas liberalizimit të vizave

admin

Kërkohet Asociacion i Komunave Shqiptare në Maqedoninë e Veriut

admin

Leave a Comment