SHOWBIZ

Rëndohet gjendja shëndetësore e Celine Dion

Këngëtarja e famshme kanadeze vitet e fundit është larguar nga qendra e vëmendjes dhe koncertet e saj për t’u fokusuar tek shëndeti dhe për të arritur të përmirësojë gjendjen e saj, pasi u diagnostikua me një sëmundje të rrallë neurologjike. Konkretisht, dhjetorin e kaluar, Celine Dion zbuloi se vuan nga Sindroma e ‘Njeriut të ngurtë’, e cila përveç krizave epileptike, spazmave dhe simptomave neurologjike, gradualisht çon në paralizë dhe ngurtësi të muskujve.

Dhe vetë Celine, duke folur për arsyet e anulimit të koncertit, deklaroi se vuan nga spazma që prekin “çdo aspekt të përditshmërisë së saj”, ndonjëherë “duke i shkaktuar vështirësi edhe kur ajo ecën”. Ajo gjithashtu deklaroi se këto spazma “nuk e lejojnë atë të përdorë kordat vokale për të kënduar si dikur”.

Banner

Related posts

Georgina Rodriguez pranon mes lotësh se pësoi tri aborte para humbjes tragjike të djalit të saj Angel

admin

Horoskopi ditor, e hënë 5 qershor 2023

admin

Gjen shërimin te noti/ 73-vjeçari në Vlorë zhytet çdo ditë në det

admin

Leave a Comment