KOSOVË

Kosovarët të udhëtojnë lirshëm nga 1 janari, thotë Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar lidhur me deklaratat për mundësinë e pezullimit të procesit të liberalizmit të vizave për Kosovën. Ajo ka bërë thirrje që liberalizimi i vizave për kosovarët të mos lidhet fare me (mos)zgjidhjen e dialogut Kosovë-Serbi.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave. Duam të jemi të qartë – udhëtimi pa viza nuk është dhe nuk duhet të jetë i lidhur me dialogun me Serbinë. BE duhet ta mbajë premtimin për t’iu mundësuar qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm nga 1 janari 2024”, ka shkruar komisionerja në platformën X, ku ka bashkangjitur edhe pjesë të deklaratës së përbashkët të eurodeputetëve.

Komentet e Von Cramon vijnë pas një deklarate të të Presidentit të Francës, Emanuel Macron, i cili ka lënë të hapur mundësin e pezullimit të vizave snuk ecet para drejt de-eskalimit të tensioneve me Serbinë përmes dialogut./21Media

Related posts

Disa të plagosur dhe janë ndaluar dy persona për gjuajtën me armë në Prishtinë – detaje nga Policia

admin

Kurti thotë në fillim të javës vendos nëse do të shkojë në Bruksel

admin

Kosova ka nevojë për Thaçin në krye

admin

Leave a Comment