SHOWBIZ

Beyonce tani është “kryetare bashkie”

Beyoncé vazhdon turneun e saj të suksesshëm të Rilindjes dhe, duke mbërritur në shtetin e Kalifornisë, ajo arriti të bëhej kryetare bashkie.

Të mërkurën e kaluar, këngëtarja e njohur mori titullin e kryebashkiakut të nderi të Santa Clara-s dhe përmes menaxherit të saj të marrëdhënieve me publikun mori çelësin e qytetit. Vetë ajo nuk mundi të ishte në ceremoninë që e miroi titullin e saj nderi, për shkak të angazhimeve profesionale.

Tani që e mendojmë, meqë po afrojnë zgjedhjet komunale, një votë për Beyoncen, qoftë edhe si këshilltare bashkiake, do ta jepnim patjetër.

Pas pak ditësh ylli ka ditëlindjen dhe ndërkohë i ka kërkuar fansave të saj që gjatë gjithë shtatorit të veshin rroba në nuancat e argjendta në koncertet e saj, në mënyrë që arena e çdo koncerti të duket si një top i madh disko. Sot është data 1 e muajit, mbetet për t’u parë nëse do të realizohet dëshira e kryebashkiakes.

Banner

Related posts

Efi për Luizin: Nuk i interesoj unë, mundohet të mos krijojë afrimitet me mua sepse…

admin

​Ky është filmi ku do të luajnë Luizi dhe Olta

admin

Yll Limani ka publikuar këngën “U Kry” në “Spotify”, sot pritet publikimi i videoklipit

admin

Leave a Comment