Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë këtë muaj dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Shqipëria do të luajë në udhëtim ndaj Republikës së Çekisë më 7 shtator, kurse pas tre ditësh e pret Poloninë.
Përzgjedhësi Sylvinho publikoi sot listën me futbollistë e ftuar për këto ndeshje, ku nuk mungojnë risitë.
Mirlind Daku, ish-reprezentuesi i Kosovës, është pjesë e listës dhe i gatshëm për të debutuar me “Kuqezinjtë”.
Pas ftesës që mori, 25-vjeçari reagoi edhe përmes llogarisë së tij në “Facebook”.
“Plani i Zotit”, ishte njëri postim i bërë nga Daku, i shoqëruar me flamurin shqiptar dhe një zemër.
Ai gjithashtu publikoi një fotografi nga fëmijëria, ku shihet me fanellën e Shqipërisë.
Daku shkruan: “Që nga dita e parë”.
/BotaSot/