SPORT

Vendimtar në finalen e Superkupës së Europës

Mesfushori Kol Palmer është zyrtarisht futbollist i Çelsit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi blu përmes një postimi në rrjetet sociale.

Futbollisti anglez ishte vendimtar në Superkupën e Europës teksa shënoi golin e barazimit për Mançester Sitin dhe më pas ndeshja shkoi në penallti ku triumfuan “qytetarët”.

“Blutë e Londrës” kanë paguar 47 milionë euro për Palmerin. Ai ka firmosur një kontratë 7-vjeçare.

“Jam i emocionuar për fillimin dhe është fantastike të nënshkruash. Arrita tek Çelsi sepse projekti këtu më duket i mirë dhe falë platformës që do të kem të përpiqem të shfaq talentin tim.

Është një ekip i ri dhe i uritur dhe shpresojmë se mund të bëjmë diçka të veçantë këtu”, ishin fjalët e tij para si futbollist për klubin londinez.

Banner

Related posts

Ardian Limani konfirmon ndarjen me Dritën

admin

Manaj në listën e kërkesave të skuadrës spanjolle

admin

Alcaraz në raundin e tretë

admin

Leave a Comment