BOTA

Iranianët postojnë video duke kërcyer e kënduar, në përkrahje të këngëtarit të arrestuar

Përdoruesit iranianë të rrjeteve sociale po postojnë dhe shpërndajnë video të performancave të tyre të kërcimit dhe interpretimeve të këngëve të Mehdi Yarrahi në shenjë proteste kundër arrestimit të këngëtarit për këngën e tij të fundit në mbështetje të të drejtave të grave.

Yarrahi u arrestua më 28 gusht pas publikimit të këngës “Your Head Scarf”, e cila u shoqërua me një video ku shfaqeshin gra në mjedise të ndryshme shoqërore pa shamitë e tyre, disa duke kërcyer nën ritmet e muzikës. Nuk janë dhënë detaje të tjera për arrestimin e Yarrahit.

Yarrahi ia kushtoi këngën “grave të guximshme të Iranit që shkëlqejnë me guxim në ballë të lëvizjes ‘Liria e jetës së grave’” – një referencë për protestat e ndezura nga vdekja e Mahsa Aminit në shtator të vitit të kaluar, përderisa ishte në paraburgim për një shkelje të supozuar të ligjit për vendosjen e hixhabit.

Artistët e njohur iranianë përfshirë Dariush Eghbali, Ebi, Kaveh Yaghmaei dhe Taraneh Alidoosti, si dhe aktivistë të ndryshëm politikë dhe gazetarë, e kanë përkrahur gjithashtu Yarrahin pas arrestimit të tij.

Aktet e mosbindjes civile janë shtuar në Iran që nga vdekja e 22-vjeçares Amini. Autoritetet janë përgjigjur me një goditje brutale ndaj të gjitha formave të mospajtimit, duke arrestuar mijëra njerëz në të gjithë vendin.

Shkelëset e rregullave të hixhabit mund të përballen me deri në dy vjet burgim, megjithëse legjislacioni i propozuar do të rriste dënimin maksimal deri në tre vjet për përsëritësit e veprës penale.

Ndërsa protestat duket se po pakësohen, rezistenca ndaj hixhabit, apo shamisë e detyrueshme për gratë, mbetet e lartë pasi shihet si një simbol i represionit të shtetit ndaj grave.


Top Channel

Banner

Related posts

SHBA, tjetër paketë ndihme 500 milionë dollarë për Ukrainën

admin

Mbajtja e fëmijëve ukrainas në kampet ruse, “mund të jetë krim lufte”

admin

Erdogan: 214,000 ndërtesa banimi do t’i nënshtrohen prishjes emergjente në zonat e fatkeqësive

admin

Leave a Comment