AKTUALE

Hoti: Miliona euro më shumë për librat, imagjinoni si do kishin reaguar këta mashtrues sikur kjo të ndodhte në qeveritë paraprake

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se vendimi i Ministrisë së Arsimit që t’i subvencionojë prindërit për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre do t’i kushtojë buxhetit të shtetit miliona euro më shumë.

Sipas tij, kjo është neglizhencë e paaftësi e qeverisë aktuale.

Hoti tutje ka thënë se shtëpitë botuese do të marrin nga libraritë, apo shitësit me pakicë, shumën e njëjtë të buxhetit sikurse që ofertuan në tenderin e qeverisë, e ndoshta edhe më shumë.

“Por, librat do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit miliona euro më shtrenjtë pasi tani duhet paguar edhe marzhën e shitësve me pakicë të librave. Për keqardhje ku ka degraduar qeverisja e vendit. Imagjinoni si do kishin reaguar këta mashtrues sikur kjo të ndodhte në qeveritë paraprake”, ka shkruar ish-kryeministri në Facebook.

Ai ka shtuar se është viti i dytë me radhë që mësimi nuk fillon me rregull në Kosovë.

“Vitin e kaluar qeveria ishte në luftë me sindikatat dhe u humbën shumë javë mësim. Këtë vit problemi me librat do të pamundësoj nisjen e rregullt të mësimit”, ka përfunduar Hoti. /Telegrafi/

Related posts

Filipçe: Murtezani çdo ditë mohon deklarimet e Mickoskit, kërkojmë seancë urgjente me dyer të mbyllura

Gjyla Halili

Ermina Lekaj Perlaskaj:Votoni shkëlqyeshëm se shqiptaria e njeh Malesinë e Madhe si të tillë. Votoni Forumin shqiptar

admin

Rufi Osmani lartëson figurën e Arben Taravarit: Rikthen shpresën e humbur te shqiptarët

Gjyla Halili

Leave a Comment