SPORT

Bonucci zgjedh Gjermaninë – Kreu

Banner

Merr fund aventura e Leonardo Bonuccit te Juventusi, pas plot 12 sezonesh me fanellën bardhezi, ku luajti 502 ndeshje, shënoi 35 gola dhe fitoi trofe të shumtë.

Mbrojtësi veteran italian u la jashtë grupit nga trajneri Allegri, që nuk e kishte në planet e tij, ndonëse Bonucci kishte edhe një vit kontratë me torinezët.

Pas një lufte të ashpër në distancë, më në fund Bonucci u bind të pranonte transferimin te gjermanët e Union Berlin, një skuadër surprizë e sezonit të kaluar, që ia doli të sigurojë një vend edhe në zonën Champions.

Mbrojtësi italian ka planifikuar fluturimin drejt Berlinit pasditen e sotme, ku pas mbërritjes, do të kryejë testet mjekësore dhe do të firmosë një kontratë një vjeçare me klubin kryeqytetas, duke pasur kështu mundësinë të luajë edhe në Champions League.

Banner

Related posts

Ish-sulmuesi i Arsenalit bie pre e hajnave: Më kanë vjedhur 400 mijë paund

admin

Liga e Kampionëve vjen me dy ndeshje fantastike nesër, mësohen dy skuadrat e para që kalojnë tutje

admin

Lisi i Kosovës – Kreu

admin

Leave a Comment