SPORT

Mercedes rinovon për dy vite me Hamilton dhe Russell

Lewis Hamilton dhe George Russell do të jetë dyshja e pilotëve të Mercedes edhe për dy sezonet e radhës (2024 e 2025).

Shtëpia automobilistike nga Brackley konfirmoi ditën e sotme se do të tentonte rikthimin tek fitorja me Hamilton dhe Russell.

Me firmën e hedhur shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 largoi të gjitha zërat që flisnin për tërheqjen nga garat. Hamilton do të vazhdojë të jetë pjesë e cirkuiteve deri në moshën 40-vjeçare.

“Çdo ditë ëndërrojmë që të jemi më të mirët dhe mnund të them me plot gojën se në dhjetë vitet e fundit kemi menduar dhe punuar për të arritur majat. Nuk kemi qenë kurrë më të uritur sa ç’jemi tani”, tha Hamilton.

Banner

Related posts

Superiorja luhet e gjitha të dielën

admin

Arabia Saudite tërhiqet nga oferta për organizimin e Kupës së Botës 2030 për një arsye të fortë

admin

Kthimi në PSG? Maignan frikëson tifozët e Milanit

admin

Leave a Comment