BOTA

Fluturimet në Europë, Franca: Boll low cost, ndotet ambienti, të rriten çmimet

Franca kërkon vendosjen e një çmimi dysheme për fluturimet në Europë, me argumentin se duhen ndërmarrë veprime konkrete në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Në një intervistë për revistën javore L’Obs, ministri francez i Transportit, Clement Beaune, u shpreh se do ta dorëzojë këtë propozim te homologët e tij të Bashkimit Europian në ditët në vijim.

“Nuk mund të ketë bileta avioni prej 10 eurosh kur jemi në mesin e një tranzicioni ekologjik. Kjo thjesht nuk është e mundur. Pagesa të tilla nuk reflektojnë çmimin për planetin tonë”, u shpreh ai.

Linjat ajrore që operojnë me kosto të ulët po mbizotërojnë industrinë e fluturimeve në Europë, pasi  ofrojnë tarifa të lira për disa destinaicone, me Ryanair që është bërë kompania më e madhe e transportit ajror në rajon. Por, tarifat e ulëta ndonjëherë nuk mbulojnë as kostot dhe emetimet e gazrave serrë nga avionët e pasagjerëve janë më të mëdha sesa gjatë udhëtimeve me tren.

“Unë bëj hapur thirrje për vendosjen e taksave ndaj aktiviteteve për aktivitetet që shkaktojnë ndotje, në mënyrë që të mund të investojmë në tranzicionin ekologjik”, tha Beaune, duke shtuar se Qeveria franceze planifikon të rrisë taksat për fluturimet që nisen nga Franca.

Rritja e taksave për kompanitë që menaxhojnë autostradat në Francë dhe për biletat e linjave ajrore ka të ngjarë që të përfshihen në buxhetin e vitit 2024, i cili do të bëhet publik në fund të shtatorit.

 


Top Channel

Related posts

Stoltenberg: NATO, e përkushtuar që Ukraina të triumfojë

Gjyla Halili

NJË MBRËMJE ME MIQ PËR TË NDERUAR AMBASADORIN FERIT HOXHA

Gjyla Halili

“Kumbari” i Inteligjencës Artificiale jep dorëheqjen nga Google dhe paralajmëron për rreziqe: “Aktorë të këqij” mund të përpiqen ta përdorin për…

admin

Leave a Comment