KOSOVË

Mali i Zi refuzon ta ekstradojë një ish-kolonel të FSB-së në Rusi

Mali i Zi ka refuzuar kërkesën e Rusisë për të ekstraduar Dmitry Senin, ish-oficer i Shërbimit Federal rus të Sigurisë (FSB).

Senin u largua nga Rusia më 2017 për të shmangur një arrest të mundshëm në lidhje me një rast ku përfshihej miku dhe familjari i tij, ish-koloneli i Ministrisë së Brendshme, Dmitry Zakharchenko.

Ai ka kërkuar që të fitojë azil politik në Mal të Zi, duke argumentuar se ka frikë nga ndjekja politike në Rusi.

Vendimi i Malit të Zi që të mos pranojë kërkesën për ekstradimin e Seninit për shkak të ndjekjes së supozuar në Rusi për arsye politike.

Senin aktualisht po përballet me gjyq në mungesë për dezertim dhe më 2021 autoritetet ruse e shpallën person të kërkuar ndërkombtarisht. Nëse dënohet, Senin mund të përballet me shtatë vjet burg në Rusi.

Related posts

Shpërthimi në Mitrovicë të Veriut, Sveçla: S’mund të zmbrapsë drejtësinë

admin

Lladrovci: Kosova me PDK-në, janë të bekuara me atdhetarët që në çdo situatë i dalin zot atdheut e kombit

Gjyla Halili

Për njohjen e pavarësisë së Kosovës vendos Zelensky

admin

Leave a Comment