SHQIPËRI

Lajçak takohet me Vuçiqin, diskutojnë për uljen e tensioneve

Ndërmjetësesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit të tij në Beograd, ka takuar sot presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Lajçak thotë se me Vuçiqin diskutuan mbi takimin e ardhshëm të nivelit të lartë mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel, me synim uljen e tensioneve, por dhe të tjera.

”Në Beograd sot kam pasur diskutime thelbësore me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për takimin e radhës të nivelit të lartë në shtator, përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut”.

Banner

Related posts

Reagon Edi Rama, i del përsëri në mbrojtje Kosovës

admin

Kush është “Kimi” nga Llapi që kërkohej nga Interpoli? – Plagosja e rusit në Gjermani dhe jeta në arrati

admin

Dy rritje page brenda vitit/ Rama tregon se si do realizohet “paga europiane”

admin

Leave a Comment