AKTUALE

Dilema e përhershme: A duhet fikur bojleri

Akoma vazhdon të bëhet ‘pyetja e përhershme’: A është më mirë ta mbani vazhdimisht bojlerin të ndezur apo ta fikni për të kursyer energji?

Dikush do t’ju thotë se është shumë më racionale ta lini bojlerin ndezur gjithë ditën dhe natën, sepse atëherë ai nuk duhet ta ngrohë të gjithë ujin, por vetëm ruan nxehtësinë, ndërsa të tjerët mbrojnë teorinë se është mirë ta ndizni kur është e nevojshme.

Megjithatë, shpjegimi është më i gjerë, sepse varet edhe nga numri i anëtarëve të familjes. Prandaj, nëse bëhet fjalë për një person beqar apo për çift, është më racionale që ata të ndezin ngrohësin e ujit sipas nevojës.

 

Nga ana tjetër, nëse është një familje me një numër të madh anëtarësh, ndoshta është më e leverdishme për ta që ta kenë vazhdimisht aktiv bojlerin, sepse në çdo moment dikush do të ketë nevojë për ujë.

Rol të rëndësishëm luan edhe qëllimi i përdorimit të ngrohësit të ujit, nëse përdoret vetëm për dush, atëherë ka kuptim ta ndizni herë pas here, ndërsa nëse është një bojler që e përdorni edhe për nevojat e kuzhinës, atëherë do ta fikni shumë rrallë. /Telegrafi/

Banner

Related posts

‘‘S’kam mëndu kurrë që kam me varrosë Sahit Jasharin’’, Sami Lushtaku përlotet derisa flet për vdekjen e shokut të luftës

Gjyla Halili

Blerim Bexheti merr pjesë në ceremoninë e diplomimit në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik

Gjyla Halili

Reagon Hoxha Bedri Lika ndaj kryeministrit Mickoski

Gjyla Halili

Leave a Comment