Këngëtari i grupit të famshëm Backstreet Boys, Nick Carter, akuzohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë 15-vjeçare, në kabinën e një jahti, sipas disa dokumenteve që qarkullojnë në mediet e huaja.
Padia, e paraqitur vonë të hënën në Gjykatën e Qarkut Clark, pretendon se Carter ka sulmuar seksualisht një vajzë 15-vjeçare nga Pensilvania disa herë në vitin 2003. Carter ishte 22 – 23 vjeç në kohën që kanë ndodhur incidentet e supozuara.
Vajza e dyshuar e abuzuar tani është një e rritur e identifikuar si AR dhe ka pretenduar se Carter e përdhunoi atë në një dhomë gjumi në jahtin e tij. Padia gjithashtu pretendon se Carter e “udhëzoi AR që të mbante të fshehtë abuzimin seksual”.
Disa ditë më vonë, pretendohet në padi, Carter dhe motra e tij Angela inkurajuan AR që ta takonte atë në një autobus në pronën e tyre në Florida. Kur mbërriti, ajo tha se Carter e detyroi të kryente një akt seksual me të. Padia pretendon se një incident i tretë ka ndodhur në tetor 2003, kur një festë u mbajt në varkat në pronësi të Carter.
Thuhet se Carter ka qenë atje me motrën e tij Angela dhe të paktën tre të rritur meshkuj. Sipas padisë, AR u dehur dhe u dërgua në një kabinë jahti ku Carter dyshohet se lejoi tre burra të tjerë ta shikonin atë duke bërë seks me të. Ajo shprehet se i ka kërkuar disa herë të ndalojë. Si rezultat i këtyre sulmeve të supozuara, padia pretendon se ajo kontraktoi papillomavirusin njerëzor, i njohur gjithashtu si HPV.
Gruaja thotë se i tha nënës së saj për sulmet pas incidentit të tretë dhe u raportua në policinë e Southern York County, Pensilvania, në dhjetor 2003. Të paktën dy gra të tjera kanë dalë më parë me akuza të ngjashme. Carter përmes avokatit: Gjithçka është gënjeshtër!
Avokati i Nick Carter, Dale Hales Jr. i tha TMZ se autoritetet hetuan pretendimet e saj dy dekada më parë dhe nuk gjetën asgjë për të ngritur akuza kundër.
Avokati i Nick thotë se AR thjesht po “përsërit të njëjtat pretendime të rreme në një veprim të ri ligjor“, por kjo “nuk i bën ato më të vërteta”.
I akuzuar për përdhunimin e një vajze autike
Në dhjetor, Shannon Ruth paraqiti një ankesë në Clark County duke pretenduar se Carter e kishte sulmuar seksualisht në një autobus turne kur ajo ishte 17 vjeç. Zyra e Prokurorit të Qarkut të Los Anxhelosit e hodhi poshtë çështjen në vitin 2018.
“21 vitet e fundit kanë qenë të mbushura me dhimbje, konfuzion, zhgënjim, turp dhe vetëlëndim, që është rezultat i drejtpërdrejtë i përdhunimit të Nick Carter-it” – tha Shannon Ruth tani 40-vjeçare.
“Edhe pse jam autik dhe jetoj me paralizë cerebrale, besoj se asgjë nuk më ka ndikuar më shumë apo ka pasur ndikim më të qëndrueshëm në jetën time sesa ajo që bëri dhe më tha Nick Carter” – theksoi ajo në rrëfimin e saj.
“Pasi më përdhunoi, mbaj mend që më quajti “bushtër e vonuar” dhe më kapi dhe më la të mavijosur në krah” – vuri ajo në dukje. “Carter u përpoq të më trembte, të më mbyllte gojën… ai ishte i keq dhe i kërcënuar” – tha Shannon i përlotur.
Top Channel