SPORT

Januzaj drejt Arabisë Saudite – Kreu

Futbollisti  me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj, është pranë transferimit në Arabinë Saudite.

Për ish-lojtarin e Manchester United ka shfaqur interes klubi i Al-Tai.
28-vjeçari, i cili aktualisht aktivizohet te Sevilla në La Liga, mund të jetë futbollisti i radhës që lë Europën për t’iu bashkuar Arabisë Saudite.

Al-Tai është pjesë e Saudi Pro League, nivelit më të lartë të futbollist saudit dhe aktualisht renditet në vendin e 12-të, ndërsa sezonin e kaluar e mbylli në vendin e 9-të.

Adanan Januzaj  e nisi karrierën si profesionist te Manchester United. Lojtari i lindur në Bruksel konsiderohej një talent i madh i futbollit, por me kalimin e kohës forma e tij erdhi drejt rënies.

Banner

Related posts

Trajneri i Empolit i thur elozhe Bajramit

admin

Përsëri lëvizje te Kukësi – Kreu

admin

Futbollisti rumun me pritshmëri të mëdha: I duam gjashtë pikë ndaj Kosovës e Zvicrës

admin

Leave a Comment