SHQIPËRI

Fatos Nano në gjendje të mirë shëndetësore, e konfirmojnë familjarët

Lajmi se ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është në gjendje të rëndë shëndetësore është përgënjeshtruar nga familjarë të tij.

Sipas burimeve të Top Channel, ai është paraqitur në spital të premten për shkak të një problemi në mushkëri, por është jashtë rrezikut për jetë. Bëhet e ditur se ish-kryeministri vuan dhe nga diabeti.

Nuk është hera e parë që media të ndryshme kanë aluduar në momente të caktuara se ish-kryeministri është i sëmurë dhe ka cerozë në mushkëri.

Në të gjitha rastet ky lajm është përgënjeshtruar në mos nga ai vetë nga familjarët e tij (nga 2013 deri në 2022 një lajm i tillë ka qarkulluar disa herë).

Për pak javë, më 16 shtator, ish-kryeministri Fatos Nano feston 71 vjetorin e lindjes.

Related posts

Ahmeti tronditë Maqedoninë: Japin dorëheqje të gjithë ministrat e BDI-së

admin

Konferenca e sigurisë në Mynih/ Kryeministri Rama takon kreun e grupit francez Total Energy Group

admin

PD do ankimojë mos-regjistrimin/ KQZ kërkoi dokumente shtesë me firmën e Bashës për 48 orë

admin

Leave a Comment