BOTA

Ukraina intensifikon sulmet e natës me dronë në Moskë. Rezidentët kërkojnë qetësi

Banorë të Moskës diskutonin sot shtimin e sulmeve me dronë në kryeqytetin rus nga ushtria e Ukrainës.

Njerëz të intervistuar nga mediat shpreheshin të shqetësuar ndërsa të tjerë thanë se ndjeheshin të qetë, duke besuar se ishin mjaftueshëm të mbrojtur nga ushtria.

Pensionisti Konstantin, tha se ka besim te autoritetet dhe nuk shqetësohet për sulmet.

Ndërsa 40 vjeçari Tigran, tha se ishte shqetësuar nga sulme e fundit natën në qendër të qytetit, por edhe ai në përgjithësi ndjehej i sigurt.

Një dron ukrainas goditi javës që shkoi një ndërtesë në ndërtim në zonën financiare të Moskës që ishte sulmi i gjashtë i këtij lloji në kryeqytetin rus.

Pamjet në media tregonin momentin e shpërthimit dhe vrimën që shpërthimi kishte lënë në fasadën e ndërtesës.

Zona financiare e Moskës është katër km larg ndërtesave qeveritare të Kremlinit.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, ka thënë se mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar disa dronë të tjerë sulmues në pjesën perëndimore të Moskës.

Ukraina ka thënë se ka kryer sulmet për të treguar aftësinë e goditjes së Moskës dhe për të ruajtur vëmendjen e atyre që “duan të harrojnë sulmin ndaj Ukrainës”.


Top Channel

Banner

Related posts

Kryediplomati kinez: Reagimi i SHBA-ve ndaj balonës ‘absurd dhe histerik’

admin

Irani mbyll kompaninë pasi punonjëset shfaqen në një foto pa shami

admin

Gdhendi emrin në Koloseumin Romak, britaniku rrezikon pesë vite burg dhe 15 mijë dollarë gjobë

admin

Leave a Comment