SHQIPËRI

Sherr në një dasmë në Shqipëri, 18-vjeçari ther pesë herë me thikë 25-vjeçarin

Një 25 vjeçar është plagosur me thikë, në Ostren të Bulqizës, pas një sherri në një dasmë.

Motivet e rastit ende janë të panjohura, thuhet në raportin e policisë së Shqipërisë.

B.K, ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi ka marrë 5 plagë dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Teksa, në prangat e policisë ka rënë autori 18 vjeçar, A.A.

Gjatë këtij konflikti ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe shtetasi K.K., i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Tutje veprimet hetimore nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, janë duke vazhduar.

Banner

Related posts

“Fokusohemi te zgjedhjet e 14 majit”, Alibeaj pas mbledhjes së kryesisë: Të vendosur për t’ia dalë t’ia dalë me demokratët pa dallim

admin

Korçë, burri dyshohet se theri me thikë bashkëshorten

admin

“Shkuan për tu larë por…” flet i afërmi i 4 viktimave në Gramsh

admin

Leave a Comment