SPORT

Mundësia për të bërë historinë, sonte finalja e Botërorit së atletikës për Luiza Gegën

Banner

Atletja shqiptare është kampionia e Europës në fuqi në disiplinën e 3000 metrave me pengesa.

Sonte në mbrëmje Luiza Gega do të ketë garën finale të Botërorit në atletikë. 34-vjeçarja 4 ditë më parë arriti të siguronte finalen pavarësisht se vuan një dëmtim, që mund ta kushtëzojë në çdo moment.

Luiza garon sëbashku me 14 konkurente të tjera në orën 21:05 në disiplinën e 3000 metrave me pengesa. Atletja shqiptare rezultatin më të mirë në Botëror ka vendin e pestë, ndërsa sonte sërish nuk është favorite për vendin e parë, por ngjitja në podium do të ishte një rezultat historik.

15 garuesit e finales së 3000 metrave me pengesa në atletikë.

VIDEO/ Garoi e dëmtuar, Luiza Gega bën mrekullinë dhe kualifikohet në finalen e Botërorit të Atletikës
LEXO EDHE:
VIDEO/ Garoi e dëmtuar, Luiza Gega bën mrekullinë dhe kualifikohet në finalen e Botërorit të Atletikës

Ne.k./Shqiptarja.com

Banner

Related posts

Para 50 viteve Kosova u ballafaqua me ish Jugosllavinë! Kush luajti për Kosovën?

admin

Çfarë ngjau në ndeshjen Trepça – Metaloplastika më 16 nëntor të vitit 1980?

admin

Portieri i City-t shtang tifozët

admin

Leave a Comment