BOTA

Shpërthim në një pikë karburanti në Bukuresht, një i vdekur

Një person ka vdekur pas shpërthimit në një pikë karburanti në Bukuresht të Rumanisë më 26 gusht.

Për shkak të zjarrit të madh, zyrtarët kanë zbatuar protokollin emergjent dhe u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg zonës.

Tetë persona kanë pësuar lëndime nga zjarri dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Ministri rumun i Shëndetësisë, Alexandru Rafila, konfirmoi se një person ka vdekur dhe tha se mund të jetë edhe një viktimë tjetër.

Si pasojë e shpërthimit, autoritetet kanë evakuuar banorët që jetojnë në shtëpitë private pranë pikës së karburanteve.

Kryetari i Bukureshtit, Peter Florentin, tha për transmetuesin Digi24 se një shtëpi private është përfshirë nga zjarri.


Top Channel

Banner

Related posts

Shpëtohet gruaja e mbajtur peng, që i la shënimin alarmues në dorë kalimtarit (fotot)

admin

Dyshohet për vrasjet seriale të 11 grave, arrestohet arkitekti në New York

admin

Entuziasti me detektor metalesh zbulon ‘floririn e shekullit’ në Norvegji (fotot)

admin

Leave a Comment