BOTA

Turbinat detare të energjisë së erës po vrasin balenat e delfinët, provon dokumentari në SHBA (fotot)

Qeveria amerikane thotë se shtimi i numrit të vdekjeve të balenave, delfinëve dhe cetaceanëve të tjerë në brigjet lindore të SHBA prej vitit 2016, nuk vjen nga numri i madh i turbinave industriale të erës të vendosura në det.

Por një dokumentar i ri me titull “I flakur në erë,” nga regjizori Jonah Markowitz, provon se shifrat qeveritare po gënjejnë, ndoshta me vetëdije.

Programi dokumenton tingujt çuditërisht të fuqishëm në formë sonar-i me decibel të lartë, që lëshohen nga industria e energjisë së erës, kur ato maten me aparate hidrofone të teknologjisë së lartë.

Kjo tregon se trafiku i lartë i mjeteve detare të industrisë është lidhur me vdekjet e balenave.

Grupi mjedisor Environmental Progress, i cili nuk varet nga interesat e industrisë, financoi dokumentarin sepse ashtu si miliona amerikanë i adhuron balenat dhe beson se zhdukja e tyre është një tragjedi që mund të evitohet.

Specia e veçantë e balenave të Atlantikut verior raportohet se është reduktuar në 340 nga më shumë se 400 vetëm tre vitet e fundit.

Ndërkohë ka pasur më shumë se 60 vdekje të regjistruara balenash prej dhjetorit 2022, një numër shumë i madh në krahasim me kohën kur nisi të instalohej industria e kontestuar e energjisë së erës në vitin 2018.

Dokumetnari duket se ka prekur damarë delikatë teksa disa orë pas transmetimit është ripostuar ngamë shumë se 20,000 njerëz deh është parë nga më shumë se 6 milionë në total.

Tashmë një seancë dëgjimore pritet të mbahet në Kongres për çështjen e ngritur.

Duket se ka dy aktivitete kryesore me të cilat industria e energjisë së erës po vret balenat, shkruan TheNewYorkPost.

E para është me shtimin e trafikut të anijeve, ndërsa e dyta është shtimi i tingujve sonarë të gjurmimit që çorientojnë balenat dhe ndajnë këlyshët nga nënat e tyre, duke i dërguar në vendndodhje të rrezikshme ose zona të varfra me ushqim.

Vdekjet e shkaktuara nga goditjet e anijeve nuk listohen si të lidhura me fermat e energjisë së erës.

Në dokumentar shtohet se problemi është se industria e erës prej vitesh jep rryshfet te qeveria e SHBA, organizatat mjedisore dhe akuariumet, me qëllim të gënjejnë popullin për faktet.

Kompanitë e energjisë së erës dhe fondacionet e tyre kanë bërë donacione prej $4.7 milionë te tre organizatat kryesore të ambjentit, dhe politika korrupton proceset e rregullta shkencore apo rregullatore të mbrojtjes së balenave të Atlantikut Verior, shkruajnë mediat.

Reagimi i ndjeshëm ndaj dokumentarit në dy javët e fundit duke përfshirë dhe anëtarët e Kongresit amerikan shton shpresat për ndryshime në vijim.