KOSOVË

Është koha që Ukraina të marrë vendime të guximshme për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është partnere e natyrshme e Ukrainës dhe se tani është koha që Ukraina të marrë “vendime të guximshme” për të themeluar raportet ndërshtetërore.

Në një organizim të ambasadave të huaja në vend për shënimin e 32-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës, është përshëndetur përkrahja që Kosova i ka dhënë Ukrainës, qëkur Rusia nisi agresionin ushtarak në shkurt të vitit të kaluar.

Osmani ka deklaruar se Kosova ka qenë dhe do të mbetet “mbështetëse e fuqishme e lirisë, sovranitetit dhe të drejtës së Ukrainës, kundrejt një fqinji agresive e gjenocidal”.

“Përkrahja jonë është parimore dhe orientohet nga vlerat e rrënjosura thellë në themelet e shtetit tonë tonë sovran. Presim që Ukraina do të kthejë mbështetjen kah Kosova si shtet i pavarur dhe sovran dhe një aleate e natyrshme në këtë rajon. Lufta i ka afruar popujt tanë dhe tani është koha për vendim të guximshëm për të themeluar edhe raportet tona”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se narracioni i Rusisë që merr për shembull rastin e Kosovës për të arsyetuar luftën në Ukrainë “duhet të refuzohet nga të gjithë dhe askush s’duhet të bije në këtë kurth të Putinit”

Osmani ka shtuar se mbështetja e Kosovës nuk ka qenë befasi dhe se sikur populli i Kosovës që dikur ishte viktimë, edhe populli ukrainas tash po përballet me krime të tmerrshme.

Ukraina vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka përshëndetur mbështetjen e Kosovës kundër agresionit rus.

“Kjo mbështetje shkon përtej fjalëve. Ajo nuk është e dukshme vetëm me shfaqjen e flamujve të Ukrainës nëpër qytetet e Kosovës e në objektet tona, por e dhënë edhe si mbështetje nga Qeveria, bashkë me iniciativat tona”, ka thënë Rohde duke përshëndetur strehimin e gazetarëve ukrainas në Prishtinë.

“Ne të gjithë e duam paqen dhe vazhdojmë t’i bëjmë presion Putinit që ta ndalë këtë luftë. Ukraina do të jetë sovrane pa asnjë lloj kushtëzimi”, ka shtuar ambasadori gjerman.

Gazetarja e parë ukrainase që u strehua në Kosovë, Lyudmila Makey, në fjalimin e saj ka falënderuar Kosovën, ndërsa Prishtinën e ka cilësuar shtëpi të dytë.

Related posts

Besnik Berisha dyshohet se mori 11 mijë euro nga klienti që s’mund ta mbronte ligjërisht

admin

Kapet naftë ruse pa leje, policia ndalon anijen me 22 mijë ton në Portin e Durrësit

admin

Tërhiqet Prespa, banorët i druhen një katastrofe natyrore

admin

Leave a Comment